Ky sektor ka për qëllim, që në zbatim të legjislacionit në fuqi, të organizojë punën për
garantimin zgjidhjeve alternative të mosmarrëveshjeve ndërmjet konsmatorëve dhe subjekteve
tregëtare si dhe ndërmjet këtyre të fundit
Sektori i zgjidhjeve alternative të mosmarrëveshjeve, në zbatim të detyrave të ngarkuara nga
aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, ushtron këto kompetenca:
- Garanton zbatimin e rregullave dhe normave juridike mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjeve
ndërmjet konsumatorëve dhe subjekteve tregtare, të tilla si: normat juridike në mbrojtje të
konsumatorëve, normat e kodeve të sjelljes, normat e zakoneve të mira tregtare dhe të atyre
të mirëbesimit. - Mban një regjistër të posaçëm me qëllim regjistrimin e mosmarrëveshjeve të hasura dhe
trajtimin e tyre. - Organizojë punën për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në fushën e mbrojtjes së konsumatorit,
duke garantuar kështu aksesin e konsumatorit në mekanizma mbrojtës jashtëgjyqësorë.
78 - Siguro organizimin e brendshëm administrativ, në mënyrë të tillë që të garantojë trajtimin e
mosmarrëveshjeve dhe nivelin e cilësisë së shërbimit të ofruar ndaj konsumatorëve. - Ndjek me rigorozitet kërkesat/ankesat mbi mënyrën e tregtimit nëpërmjet mjeteve elektronike
(blerje online), duke synuar ndërgjegjësimin e subjekteve tregtare mbi publikimin e detajuar
të të gjitha karakteristikave të produkteve që ato tregtojnë. - Organizon punën për të garantuar mundësinë dhe mjetet e nevojshme që konsumatori të
paraqesë ankesën:
a) Nëpërmjet formularit, që do të publikohet në faqen e internetit të Agjencisë së Mbrojtjes
së Konsumatorit.
b) Me postë.
c) Në mënyrë të drejtpërdrejtë.
d) Përcakton të gjitha kriteret dhe elementët e nevojshëm që duhet të plotësojë një ankesë e
mbërritur pranë Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, për t’u marrë në shqyrtim dhe
për t’u trajtuar deri në gjetjen e një alternative zgjidhjeje.