Shërbimet bazike që kanë të bëjnë me profilaksinë e një qenushi, po vijojnë të jepen falas nga mjekët veterinerë të Bashkisë Tiranë. Pas çdo aplikimi që bëhet përmes faqes zyrtare të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, nisma e “Veterinerit Lëvizës” po gjen terren në zona të ndryshme të qytetit. Këtë herë, mjekët veterinerë i shërbyen një pjesë të katërputroshëve endacakë në territorin e Saukut. Për shkak të temperaturave të larta të muajit Korrik dhe Gusht, veterineri lëvizës do të rikthehet në Shtator për të kryer shërbimin e profilaksisë në të tjera komunitete qenushësh endacakë, për të cilët kujdesen vullnetarë të ndryshëm.


