Katërputroshët e zonës së Shkozës dhe të ish-Tregut Elektrik, kanë marrë shërbimin e “veterinerit lëvizës”, nismë kjo që po aplikohet nga Agjencia e Mbrotjes së Konsumatorit prej disa muajsh. Për të sjellë siguri tek qytetarët e këtyre lagjeve, por edhe për t’i ardhur në ndihmë komunitetit të kafshëvedashësve, mjekët tanë veterinerë kanë kryer profilaksinë tek një pjesë e qenushëve endacake, për të cilët kujdesen vullnetarë të ndryshëm. Aplikimi përmes website-it zyrtar të institucionit tonë, është forma më e shpejtë për të përfituar këtë shërbim, i cili do të vijojë të ofrohet deri në fund të muajit Qershor 2022.



