Tetori njihet globalisht si muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit. Për këtë arsye, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit iu bashkua nismës sensibilizuese, duke organizuar një takim mes stafit të institucionit dhe pranisë së autoriteteve lokale të shëndetësisë. E pranishme në aktivitet ishte dhe pedagogia e Universitetit të Arteve, zonja Ilirjana Dema, e cila ndau historinë e saj personale në një luftë mbi 25 vjeçare, me kancerin e gjirit. Mesazhit të ndjerë të saj, iu bashkua edhe mjeku onkolog, Ilir Qefalia që dha këshilla si dhe detaje mbi rëndësinë e kontrollit periodik që çdo vajzë dhe grua duhet të bëjë. Në aktivitet ishin të pranishme edhe përfaqësueset e Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë për të rikujtuar faktin se çdo muaj Tetor, edhe këtë vit, kontrolli me “mamografi” është falas, mjafton të paraqitesh pranë poliklinikave të specialiteteve me kartën e identitetit.









