A e dini që kur porosisim ushqim në shtëpi, marrim njëkohësisht shërbim dhe blejmë gjithashtu një mall. Këtë dhe të tjera informacione mbi të qenit konsumatorë, po diskutojmë me nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Bashkisë Tiranë si pjesë e nismës edukuese të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. Sot, ishim me fëmijët e shkollës “Dora D’istria” dhe shkolla “E kuqe”.





