Nisma edukuese “Piktura e Konsumatorit”

Të blesh një material shkollor, do të thotë të konsumosh një mall, ndërsa riparimi i biçikletës tënde të preferuar ka të bëjë me marrjen e një shërbimi. Ky informacion dhe dhjetra shembuj të tjerë , janë pjesë e nismës edukuese mbi të drejtat e konsumatorit që Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorti, ka filluar në dhjetë shkolla 9-vjeçare publike, të Bashkisë Tiranë e që ka si synim të finalizohet në 15 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit . Në këtë event final do të ftohen nxënësit e shkollave pjesmarrëse, të shprehin përmes pikturës, konceptin e tyre mbi të drejtat e konsumatorit. E nisëm bashkëbisedimin me fëmijët e shkollave 9-vjeçare “1 Maji” dhe “Kosova”, ku zbuluam se sa kureshtarë ishin vogëlushët mbi këtë temë.