Fushata ndërgjegjësuese “Lodra të sigurta”

Fushata “Lodra të sigurta” ka sjellë në vëmendje të kujdestarëve të fëmijëve, sigurinë e lodrave, si një element shumë të rëndësishëm gjatë blerjes së lodrave për fëmijët e grupmoshave të ndryshme. Kjo fushatë përmes këshillave informuese e trajton elementin e sigurisë së fëmijës gjatë lojës me lodra në disa aspekte si siguria prej dëmtimit fizik, plotësimin e rregullave të sigurisë të vendosura nga Bashkimi Europian, përshtatshmëria e lodrës në lidhje me moshën, siguria për përbërjen e lodrës duke e vënë theksin tek përbërësit që përmbajnë kimikate të rrezikshme. Fushata përmes këshillave informuese miqësore, u jep dhe njohuritë e nevojshme fëmijëve të grupmoshave mbi 10 vjeç, pasi informacioni vjen në një gjuhë të thjesht dhe të kuptueshme edhe për fëmijët. Fushata është shtrirë në të gjithë këndet e lojrave të hapur dhe të mbyllur të qytetit të Tiranës. 1252 fletëpalosje janë përdorur si kanal komunikimi për përcjellë informacionit tek fëmijët dhe kujdestarët e tyre.