Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit shpall pozicion vakante – Specialistë, në Sektorin e Kontrollit të Infrastrukturës Publike

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës, shpall
procedurën e konkurimit për vend e lira të punës për pozicionet:

-2 (dy) vende të lira pune, specialistë, sektori i kontrollit të infrastrukturës publike , (Kategoria IV-a);

Disa nga detyrat që duhet të kryejnë specialistët janë:

  1. Kryejnë zbatimin e detyrave të ngarkuara apo të deleguara, duke realizuar praktikat, procedurat apo veprimet administrative përkatëse, në bashkëpunim dhe me ndihmën e Përgjegjësit të Sektorit të Kontrollit të Infrastrukturës Publike.
  2.  Japin përgjigje ligjore dhe teknike për zgjidhjen e problemeve, për kërkesat dhe ankesat që i kalojnë për t’u përpunuar, brenda fushës së tyre të veprimit në Sektorin e Kontrollit të Infrastrukturës Publike.
  3. Përgatisin propozime në lidhje me trajtimin e çështjeve të ndryshme me karakter profesional dhe teknik, të kërkesave, ankesave dhe çështjeve të tjera të lidhura me fushën që mbulon Sektori i Kontrollit të Infrastrukturës Publike.
  4. Ndjekin dhe përpilojnë dokumentacionin përkatës në përgjigje të korespondencës institucionale për fushën që mbulon sektori, deri në kthim përgjigje brenda afateve ligjore dhe nënligjore të përcaktuara.
  5. Konceptojnë dhe përgatisin shkresën dhe praktikën e përgjigjes në tërësi, dhe pasi e nënshkruajnë në përputhje me bindjen e tyre dhe ligjin, ia paraqesin Përgjegjësit të Sektorit të Kontrollit së Infrastrukturës Publike, apo sipas rastit, drejtuesve të linjës së hierarkisë.
  6. Punojnë në vazhdimësi për zhvillimin personal, në aspektin teknik-profesional dhe atë të përditësimit të njohurive të bazës ligjore dhe nënligjore në fuqi, në mënyrë të veçantë të atyre që lidhen me fushën që mbulon Sektori i Kontrollit të Infrastrukturës Publike.
  7. Marrin pjesë në veprimtaritë trajnuese të agjencisë, bashkisë, apo institucioneve të tjera, në funksion të zhvillimit personal.
  8. Ndihmojnë dhe bashkëpunojnë me specialistët e tjerë të sektorit dhe të agjencisë, në përgatitjen e materialeve të ndryshme që kanë lidhje me veprimtarinë e Sektorit të Kontrollit të Infrastrukturës Publike dhe që ju ngarkohen nga punonjësit e linjës hierarkike.
  9. Marrin pjesë në grupe të ndryshme pune, komisione apo borde, me propozim të Përgjegjësit të Sektorit të Kontrollit të Infrastrukturës Publike apo Drejtorit të Drejtorisë së Inspektimit, Monitorimit për Infrastrukturën dhe të Shërbimeve Publike dhe me miratim të Drejtorit të Përgjithshëm.
  10. Paraqesin propozime pranë Përgjegjësit të Sektorit të Kontrollit të Infrastrukturës Publike dhe Drejtorit të Drejtorisë së Inspektimit, Monitorimit për Infrastrukturën dhe të Shërbimeve Publike, në rast se është e nevojshme edhe në bashkëpunim me specialistët e tjerë të sektorit ku bën pjesë apo sektorëve të tjerë të agjencisë, për ndryshime apo rregullime në dispozitat ligjore, nënligjore e normative në fuqi, mbi të cilat ushtron kompetencat sektori dhe për mënyrën më efikase të organizimit e të funksionimit të
  11. Kryejnë studime për çështje të ndryshme me interes publik dhe institucional, për fushat që mbulon Sektori i Kontrollit të Infrastrukturës Publike.
  12. Zbatojnë çdo detyrë tjetër lidhur me fushën e tyre të kompetencave, e cila ju ngarkohet nga drejtori i përgjithshëm, drejtori i drejtorisë apo përgjegjësi i sektorit.

Dokumentat që aplikantët për specialistë duhet të paraqesin janë si më  poshtë:

  1. CV;
  2. Kopje ID;
  3. Diplomë (Bachelor dhe/ose Master Profesional/Shkencor) ose Diplomë e Nivelit të Dytë, dhe listë notash të noterizuara;

Afati për dërgimin e CV-ve, Diplomës dhe ID, të skanuar në adresën elektronike [email protected] dhe/ ose me postë në adresën: rruga ‘‘Murat Toptani”, 1001, ndërtesa 12, kati 2, Tiranë, është deri me datë 31.08.2023,  ora 16:00.