Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit shpall pozicion vakant – Specialist, në Sektorin e Burimeve Njërëzore

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës , shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:

-1 (një) vend i lirë pune, specialist ,në sektorin e burimeve njerëzore,kategoria IV-a.

Disa nga detyrat që duhet të kryejë specialisti në ushtrim të kompetencave të tij janë:

  • Zbaton me përpikmëri dhe nivel të lartë profesional të gjitha detyrat për zgjidhjen e kërkesave e problematikave që parashtrohen në rrugë administrative.
  • Krijon, ruan dhe përditëson dosjet personale të punonjësve me dokumentacion përkatës.
  • Përpilon dhe lëshon vërtetime sipas kërkesave të punonjësve,si dhe plotëson procedurat dhe librezat e punës.
  • përgjigjet për problemet specifike që mbulon sipas detyrave që i ngarkon përgjegjësi i sektorit.
  • mban përgjegjësi për cilësinë dhe saktësinë profesionale të materialeve të përgatitura.

 Dokumentat që aplikanti për specialist në sektorin e burimeve njerëzore që duhet të paraqesë janë si më  poshtë:

  1. CV;
  2. Kopje ID;
  3. Çertifikatë personale dhe familjare;
  4. Diplomë ( Bachelor + Master Profesional/Shkencor) ose Diplomë e Nivelit të Dytë, dhe listë notash të noterizuara;
  5. Çertifikata, kualifikime etj (nëse dispononi)
  6. Librezë pune origjinale;
  7. Raport mjeko – ligjor;
  8. Dëshmi penaliteti;
  9. 2 fotografi;

Afati për dërgimin e CV-ve të skanuara në adresën [email protected] është deri më datë 26.01.2022 ora 16:00.