Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës, shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:
-1 (një) vend i lirë pune, pozicioni specialist IT, (Kategoria III-b);
Disa nga detyrat që duhet të kryejë specialisti i IT janë:
- Drejton, kontrollon dhe është përgjegjës për operimin e sistemit informatik dhe procesin e shkëmbimit të të dhënave në gjithë strukurat e Agjencisë;
- Kujdeset për mirëmbajtjen e pajisjeve dhe rrjetit kompjuterik;
- Përcakton periudhën e serviseve të mundshme të pajisjeve, fuqizimin e tyre apo rrjetit, në përputhje me kërkesat gjithnjë në rritje të Agjencisë;
- Përcakton kërkesat teknike për sistemet në ngarkim dhe përgatit temat e referencës për informatizimin e mëtejshëm të Agjencisë;
- Kujdeset për krijimin e mirëmbajtjen e faqeve zyrtare web sidhe faqet e tjera të rrjeteve sociale që lidhen drejtpërdrejt me punën e Agjencisë;
- Menaxhon krijimin dhe përmirësimin e infrastrukturës Hardware dhe siguron zgjidhjen e problemeve teknike për përdorimin e pajisjeve, konsulencë për udhëzues përdorimi, manual, teknike, etj. për kërkime dhe implementime zgjidhjesh;
- Bashkërendon punën me strukturat e Drejtorisë së Sistemeve të Informimit dhe IT-së së Bashkisë së Tiranës, për sigurimin e asistencës në lidhje me mbledhjen, disponueshmërinë, sigurinë dhe përshtatshmërinë e të dhënave;
- Organizon dhe monitoron punën për dhënien e nivelit të parë të ndihmës për të gjitha pajisjet elektronike të Agjencisë (server, kompiutera, printer, scanner, sistemi i fonisë, sistemi i telefonisë, sistemi i kartave hyrëse-dalëse, kamerave, fotokopjeve, UPS, etj.)
- Menaxhon procesin e konfigurimit dhe instalimit të specializuar në domain, mail server dhe sisteme të tjera elektronike, sidhe monitoron komunikimin elektronik me përdoruesit e kompiuterave, të cilët hasin vështirësi në zgjidhje;
- Monitoron dhe menaxhon punën për ridizenjimin e aplikacioneve dhe programeve të tjera, si strategji për rritjen e performancës së aplikacioneve në nivel përdoruesi, duke ruajtur konfidencialitetin e sistemeve, bazës së të dhënave dhe gjithë informacioneve të trajtuara nga Agjencia;
- Pjesë e grupeve të punës të ngritur me urdhër të titullarit, që kanë lidhje me fushën e tij të njohurive dhe arsimimit;
Dokumentat që aplikanti për IT duhet të paraqesë janë si më poshtë:
- CV;
- Kopje ID;
- Çertifikatë personale dhe familjare;
- Diplomë (Bachelor/Master Profesional/Shkencor) ose Diplomë e Nivelit të Dytë, dhe listë notash të noterizuara;
- Çertifikata, kualifikime etj (nëse dispononi)
- Librezë pune origjinale;
- Raport mjeko – ligjor;
- Dëshmi penaliteti;
- 2 fotografi;
Afati për dërgimin e CV-ve dhe Diplomë (e skanuar) në adresën [email protected] është deri me datë 10.12.2021 ora 16:00.