Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës, shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:
-1(një) vend i lirë pune, Punonjës Shërbimi (Shofer), Sektori i Burimeve Njerëzore, (Klasa III).
Punonjësi i Shërbimit (shofer) ka për detyrë si më poshtë:
- Realizon funksionet ndihmëse të sektorëve të ndryshëm të Agjencisë, për të cilat nuk kërkohen kritere profesionale e arsimore specifike;
- Drejtuesit e automjeteve në dispozicion të institucionit përgjigjen për gatishmërinë e mjeteve të tyre dhe informojnë Drejtorinë e Administrimit dhe Shërbimeve Mbështetëse për nevojat dhe gjendjen e tyre;
- Çdo shërbim që duhet të kryejnë, konfirmohet me urdhër të Drejtorittë Përgjithshëm;
- Punonjësi i Shërbimit ka varësi direkte nga Përgjegjësi i Sektorit Përkatës;
Dokumentat që aplikanti për Punonjës Shërbimi / Shofer duhet të paraqesë janë si më poshtë:
- CV;
- Kopje ID;
- Çertifikatë personale dhe familjare;
- Deftesë e arsimit të kryer e noterizuar;
- Librezë pune origjinale;
- Raport mjeko – ligjor;
- Dëshmi penaliteti;
- 2 fotografi;
- Leje drejtimi / Patentë
Afati për dërgimin e CV-ve dhe Dëftesave të skanuara në adresën [email protected] është deri me datë 26.12.2021 ora 16:00.