Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës, shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:
-1 (një) vend i lirë pune, punonjës shërbimi, sektori i shërbimeve mbështetëse, (Klasa VI);
– Disa nga detyrat që duhet të kryejë punonjësi i shërbimit janë:
- Punonjësit e Mirëmbajtjes kanë për detyrë të sigurojnë mirëmbajtjen e sendeve, pajisjeve dhe ndërtesës së institucionit, në funksion të garantimit të shëndetit dhe kushteve të punës për punonjësit, sipas parashikimeve të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë.
- Të punësuarit si punonjës shërbimi me detyra të përgjithshme, përveç njohurive të përgjithshme në funksion të mirëmbajtjes, duhet të kenë përgatitje fizike të përshtatshme për të përballuar punën që i ngarkohet, e cila mund të përfshijë zhvendosje dhe mbajtje peshash, në funksion të organizimit eficent të zyrave të institucionit.
- Detyra e punonjësit të shërbimit lidhet, përveçse sa më lart, me sigurimin e funksioneve ndihmëse për sektorë të ndryshëm të agjencisë, për të cilat nuk kërkohen kritere arsimore e profesionale specifike.
- Për punonjësit e shërbimit është e domosdoshme pajisja me njohuri dhe përvojë praktike si dhe gjendje e mirë fizike e shëndet i plotë, në funksion të realizimit me sukses të detyrave të ngarkuara.
- Punonjësi i shërbimit, ka varësi direkte nga Përgjegjësi i Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse, dhe varësi brenda linjës hierarkike përkatëse.
- Zbaton çdo detyrë tjetër lidhur me fushën e tij të kompetencave, e cila i ngarkohet nga drejtori i përgjithshëm, drejtorit të drejtorisë apo përgjegjësit të sektorit.
Dokumentat që aplikanti për punonjës shërbimi duhet të paraqesë janë si më poshtë:
- CV;
- Kopje ID;
- Arsimin përkatës/diplomë dhe listë notash të noterizuara;
Afati për dërgimin e CV-ve, Diplomës dhe ID, të skanuar në adresën elektronike [email protected] dhe/ ose me postë në adresën: rruga ‘‘Murat Toptani”, 1001, ndërtesa 12, kati 2, Tiranë, është deri me datë 07.04.2024, ora 16:00