Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit shpall pozicion vakant – Drejtor Drejtorie, Drejtoria Juridike e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës, shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:

-1 (një) vend i lirë pune, drejtor drejtorie, drejtoria juridike e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, (Kategoria II-b);

-Disa nga detyrat që duhet të kryejë drejtori i drejtorisë janë:

  • Planifikon dhe menaxhon zbatimin e detyrave të secilit sektor, brenda fushës së tij të kompetencës, duke synuar realizimin në kohë të tyre.
  • Siguron dhe mban përgjegjësi për realizimin në përputhje me bazën ligjore dhe nënligjore në fuqi, të shërbimeve dhe procedurave që ndjek drejtoria.
  • Drejton dhe bashkërendon punën e strukturave në varësi të saj me qëllim realizimin me efiçencë të detyrave të ngarkuara nga titullari, .
  • Vlerëson dhe raporton mbi nevojat për kapacitete njerëzore, profesionale si dhe të bazës materiale në funksion të mbarëvajtjes së punës.
  • Ofron bashkëpunimin për drejtoritë e tjera në lidhje me detyrat e ngarkuara nga titullari, në funksion të zgjidhjes së çështjeve komplekse ku është e nevojshme përfshirja e strukturave të ndryshme të agjencisë.
  • Identifikon mundësitë për ndryshimin e praktikës administrative dhe të ofrimit të shërbimeve, në përputhje me parimin e diskrecionit të administratës në lidhje me çështjet për të cilat nuk parashikohet detajimi nënligjor përkatës, duke propozuar dhe zbatuar praktika të mira administrative në funksion të deburokratizimit dhe njëkohësisht mbrojtjes së interesave financiare të institucionit, të punonjësve të tij dhe të bashkisë, duke respektuar frymën dhe qëllimin e legjislacionit përkatës në fuqi.
  • Merr raportime nga strukturat e varësisë dhe njëkohësisht raporton periodikisht tek Drejtori i Përgjithshëm i institucionit në lidhje me kryerjen e detyrave që janë brenda fushës së kompetencave të burimeve njerëzore, juridike dhe të shërbimeve, të ngarkuara nga titullari, si dhe raporton për ecurinë e punës së drejtorisë.
  • Realizon procedurat e prokurimeve, kontrata publike të furnizimit për mallra, kontrata publike për shërbime dhe kontrata publike për punë, duke ndjekur të gjitha hapat, fazat dhe kryer veprimet e nevojshme, bazuar në legjislacionin në fuqi.
  • Ofron asistencë juridike për sektorët dhe drejtoritë e tjera të agjencisë sipas kërkesës së tyre, dhe sipas detyrave të deleguara nga titullari i institucionit, brenda fushës së kompetencës.
  • Realizon përfaqësimin ligjor të institucionit në raport me bashkinë dhe institucionet e tjera të pushtetit qëndror dhe vendor, gjykatat, prokuroritë, zyrat përmbarimore dhe avokatore, ambasadat, organizatat, fondacionet dhe çdo person tjetër juridik që për shkak të natyrës së punës lidhet me mbrojtjen e interesave të konsumatorit kryeqytetas.
  • Bashkëpunon, orienton dhe siguron ndihmën ligjore për drejtoritë përkatëse, si edhe realizon procedurat takuese brenda fushës së kompetencave, në lidhje me vjeljen e masave administrative të vendosura nga agjencia, duke përfshirë:
  • Ndjekjen e procedurave për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit nga gjykata.
  • Kryerjen e veprimeve proceduriale për vënien në ekzekutim të masave administrative dhe zbatimin e urdhërave të ekzekutimit të gjykatës nga subjektet debitore, duke bashkëpunuar dhe mbajtur korespondencën e nevojshme institucionale me strukturat përkatëse të ekzekutimit me forcë të parashikuara në legjislacionin në fuqi.
  • Mbajtjen e korespondencës së nevojshme brenda dhe jashtë institucionit dhe rakordon me strukturat e tjera të ngarkuara nga ligji dhe aktet nënligjore në fuqi, për vjeljen e detyrimeve që burojnë nga masat administrative, duke përfshirë Drejtorinë e Financës dhe Drejtorinë e Inspektimit, Monitorimit për Infrastrukturën dhe të Shërbimeve Publike.
  • Kryen procedurat e rekrutimit, trajnimit, vlerësimit dhe çdo procedurë tjetër të bazuar në legjislacionin në fuqi, në lidhje me burimevet njerëzore të institucionit.
  • Administron dhe mundëson ofrimin e shërbimeve mbështetëse për sektorët dhe drejtoritë e institucionit, në funksion të lehtësimit të realizimit të detyrave të tyre funksionale dhe misionit të agjencisë.
  • Zbaton çdo detyrë tjetër lidhur me fushën e tij të kompetencave, e cila i ngarkohet nga drejtori i përgjithshëm.

Dokumentat që aplikanti për drejtor drejtorie duhet të paraqesë janë si më  poshtë:

  1. CV;
  2. Kopje ID;
  3. Diplomë (Master Shkencor) ose Diplomë e Nivelit të Dytë, dhe listë notash të noterizuara;

Afati për dërgimin e CV-ve, Diplomës dhe ID, të skanuar në adresën elektronike [email protected] dhe/ ose me postë në adresën: rruga ‘‘Murat Toptani”, 1001, ndërtesa 12, kati 2, Tiranë, është deri me datë 01.03.2024,  ora 16:00.