Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës , shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:
-1 (një) vend i lirë pune, asistent/sekretare e drejtorit të përgjithshëm, (Klasa IV);
Disa nga detyrat që duhet të kryejë asistent/sekretarja e drejtorit të përgjithshëm janë:
- Evidenton, regjistron dhe organizon realizimin e axhendës së përditshme të drejtorit të përgjithshëm, duke bashkëpunuar edhe me drejtorët e drejtorive të Agjencisë;
- Organizon, sistemon dhe siguron rregullsinë e hyrjes së të gjitha materialeve informative për drejtorin e përgjithshëm;
- Siguron transmetimin korrekt të porosive që jep drejtori i përgjithshëm për çdo të punësuar në Agjenci, duke realizuar lidhjen e drejtpërdrejtë me ta nëpërmjet mjeteve dhe formave të komunikimit, si dhe me të gjitha institucionet e tjera lind i nevojshëm komunikimi për probleme dhe çështje të ndryshme pune;
- Me porosi të drejtorit të përgjithshëm, kryen verifikimin e korrespondencave, praktikave apo procedurave të veçanta dhe informon për konstatimin në të cilin ka arritur, titullarin e institucionit;
- Regjistron dhe kujton në mënyrë të përditësuar drejtorin e përgjithshëm, për aktivitetet e ndryshme ku është ftuar për pjesëmarrje, si dhe realizon njoftimin ditor për ngjarjet dhe evenimentet e ndryshme etj, që kanë lidhje me fushën e veprimtarisë së Agjencisë;
- Nëpërmjet punonjësve të protokoll-arkivës,pret dhe nis të gjithë korrespondencën personale të drejtorit të përgjithshëm dhe korrespondencën e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë së Tiranës;
- Mban protokollin e mbledhjeve dhe pret delegacionet e huaja, vizitorët dhe ekspertët që kërkojnë takim me titullarin e Agjencisë;
Dokumentat që aplikanti për asistent/sekretare e drejtorit të përgjithshëmduhet të paraqesë janë si më poshtë:
- CV;
- Kopje ID;
- Çertifikatë personale dhe familjare;
- Diplomë (ose dëftesë e asimit të mesëm)
- Librezë pune origjinale;
- Raport mjeko – ligjor;
- Dëshmi penaliteti;
- 2 fotografi;
Afati për dërgimin e CV-ve dhe Diplomë apo dëftesë (e skanuar) në adresën [email protected] është deri me datë 27.01.2022 ora 16:00.