Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit shpall pozicion vakant – Magazinier, Sektori i Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria Juridike e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës, shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:

-1 (një) vend i lirë pune, Magazinier, Sektori i Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria Juridike e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, (Klasa VI);

-Disa nga detyrat që duhet të kryejë magazinieri  janë:

  • Administron dokumentacionin hyrës të mallrave në magazinë dhe dërgon kopjet origjinale përkatëse pranë Sektorit të Financës për kontabilizim në programin financiar të institucionit.
  • Administron dokumentacionin dalës të mallrave nga magazina dhe dërgon kopjet origjinale përkatëse pranë Sektorit të Financës për kontabilizim në programin financiar të institucionit. Në rastin e daljes së mallrave për plotësimin e kërkesave të sektorëve të agjencisë, fletë-dalja do të nënshkruhet nga të paktën 1 (një) punonjës i strukturës që merr në dorëzim mallin.
  • Regjistron në Librin e Magazinës të gjitha lëvizjet e mallrave në të, bazuar mbi fletë-hyrjet dhe fletë-daljet përkatëse, të organizuara sipas llojit të mallrave të magazines.
  • Raporton në linjë hierarkike sipas kërkesës së eprorëve, për gjendjen e mallrave të magazinës kohë reale, bazuar në regjistrimet e kryera në Librin e Magazinës.
  • Ndërmerr nismën, propozon tek strukturat në linjë hierarkike për ngritjen e Komisionit të Inventarizimit dhe merr pjesë në të, me qëllim inventarizimin fizik të mallrave në magazinë, në bazë periodike 1 (një) vjeçare, çdo fillimviti kalendarik.
  • Siguron ruajtjen e standardeve ligjore të depozitimit dhe magazinimit të mallrave në magazinë dhe bën përcjelljen e problematikave të hasura për tekstrukturat në linjë hierarkike.
  • Zbaton çdo detyrë tjetër lidhur me fushën e tij të kompetencave, e cila i ngarkohet nga drejtori i përgjithshëm, drejtori i drejtorisë apo përgjegjësi i sektorit.

Dokumentat që aplikanti si Magazinier duhet të paraqesë janë si më poshtë:

  1. CV;
  2. Kopje ID;
  3. Arsimin përkatës;

Afati për dërgimin e CV-ve, Diplomës apo dëftesës përkatëse dhe ID, të skanuar në adresën elektronike [email protected] dhe/ ose me postë në adresën: rruga ‘‘Murat Toptani”, 1001, ndërtesa 12, kati 2, Tiranë, është deri me datë 12.06.2025,  ora 16:00.