Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit shpall pozicion vakant – Drejtor Drejtorie, Drejtoria e Inspektimit, Monitorimit për Infrastrukturën dhe Shërbimet Publike

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës, shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:

-1 (një) vend i lirë pune, drejtor drejtorie, Drejtoria e Inspektimit, Monitorimit për Infrastrukturën dhe Shërbimet Publike, (Kategoria II-b);

-Disa nga detyrat që duhet të kryejë drejtori i drejtorisë janë:

  • Menaxhon në mënyrë efikase dhe efiçente burimet njerëzore në dispozicion, për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve dhe rrjedhimisht cilësinë e jetës së tyre, si një nga të drejtat themelore për mbrojtjen e konsumatorit.
  • Drejton, monitoron, kontrollon mbarëvajtjen e përgjithshme të realizimit të objektivave e të detyrave, lidhur me: infrastrukturën publike, ndotjen e mjedisit, shërbimin e operatorëve të transportit publik, si dhe merr masa shtrënguese administrative për përmirësimin e situatës së krijuar, për rritjen e cilësisë së shërbimit të ofruar për konsumatorët dhe qytetarët e Tiranës.
  • Mban përgjegjësi për mirëadministrimin dhe zgjidhjen e çdo çështje e problematike që ka të bëjë, me zbatimin e legjislacionit në fuqi, në ushtrim të kompetencave të Agjencisë, përsa i përket infrastrukturës publike, ndotjes së mjedisit dhe shërbimit të operatorëve të transportit publik.
  • Merr masa për implementimin në strukturat e saj të varësisë të akteve të reja ligjore e nënligjore normative që hyjnë në fuqi pas miratimit të kësaj rregullore.
  • Drejtoria e Inspektimit, Monitorimit për Infrastrukturën dhe Shërbimet Publike bashkëpunon me drejtoritë e tjera të Agjencisë, për evidentimin, saktësimin dhe zgjidhjen e problematikës së paraqitur në kërkesë/ankesat e konsumatorëve dhe që janë në kompetencë të saj.
  • Bashkëpunon ngushtësisht me Drejtorinë e Përgjithshme të Punëve Publike dhe Drejtorinë e Transportit e Trafikut Rrugor të Bashkisë së Tiranës, si dhe me struktura të tjera politikbërëse dhe ato të varësisë së Bashkisë së Tiranës, për zgjidhjen e problematikave të ndryshme në funksion të përmirësimit të punës së agjencisë.
  • Drejton punën, për të siguruar mbledhjen e saktë e të plotë të informacionit, në lidhje me evidentimin e problematikave ekzistuese, analizimin dhe zgjidhjen e tyre, gjetjen e formave të reja dhe efikase të organizimit, për të bërë, që rezultati i punës të jetë i prekshëm e të ndihet nga qytetarët dhe konsumatorët e Tiranës.
  • Kontribon me njohuritë dhe eksperiencën e drejtuesit të saj, në vendimet e rëndësishme të Agjencisë.
  • Propozon qasje të reja për zgjidhjen e çështjeve, të organizimit dhe funksionimit të Drejtorisë, brenda kufijve të ushtrimit të parimit të diskrecionit administrativ.
  • Ushtron kompetencat e parashikuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi që ngarkojnë agjencinë për të marrë masat administrative ndaj subjekteve kundravajtës, duke përfshirë por jo duke e kufizuar vetëm në:
  • mbajtjen dhe përpilimin e aktit të konstatimit dhe/ ose;
  • mbajtjen dhe përpilimin e procesverbalit të masës administrative dhe/ose;
  • mbajtjen dhe përpilimin e procesverbalit të përllogaritjes së dëmit dhe/ ose; ç. përpilimin e vendimit të kundravajtjes administrative;
  • njoftimin e subjektit për procedurën e ndjekur, bazuar në parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative, dhe ekzekutimin vullnetar të masës;
  • Bashkëpunon dhe rakordon punën me Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Juridike dhe të Shërbimeve Mbështetëse si edhe me Drejtorinë e Financës për vjeljen e masave administrative.
  • Njofton, sipas rastit, drejtoritë e parashikuara në pikën k të këtij neni, për ushtrimin ose jo të së drejtës së ankimit administrativ nga subjekti dhe për përgjigjen e dhënë nga Drejtoria e Ankimeve e Bashkisë Tiranë për rastet që ankimohen administrativisht, në funksion të ndjekjes së procedurave të mëtejshme të vjeljes së detyrimeve që rrjedhin nga masat administrative. Për masat administrative që legjislacioni nuk përcakton ndjekjen e ankimimit administrativ, njofton direkt drejtoritë e parashikuara në pikën k të këtij neni, për të vazhduar procedurat e mëtejshme.
  • Mban korespondencën e nevojshme brenda dhe jashtë institucionit dhe rakordon me strukturat e tjera të ngarkuara nga ligji dhe aktet nënligjore në fuqi, për vjeljen e detyrimeve që burojnë nga masat administrative, duke përfshirë strukturat e ekzekutimit me forcë të këtyre detyrimeve, në funksion të rakordimit për shlyerjen e detyrimeve nga ana e debitorëve.
  • Kryen çdo detyrë tjetër që buron nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, brenda fushës së saj të kompetencave, edhe në rast se nuk parashikohet shprehimisht në këtë rregullore.
  • Zbaton çdo detyrë tjetër lidhur me fushën e saj të kompetencave, të cilat i ngarkohen nga drejtori i përgjithshëm.

Dokumentat që aplikanti për drejtor drejtorie duhet të paraqesë janë si më  poshtë:

  1. CV;
  2. Kopje ID;
  3. Diplomë (Master Shkencor) ose Diplomë e Nivelit të Dytë, dhe listë notash të noterizuara;

Afati për dërgimin e CV-ve, Diplomës dhe ID, të skanuar në adresën elektronike [email protected] dhe/ ose me postë në adresën: rruga ‘‘Murat Toptani”, 1001, ndërtesa 12, kati 2, Tiranë, është deri me datë 22.03.2024,  ora 16:00.