Shkarkoni aplikacionin “Syri Vëzhgues”

Projekti “Siguria online” përmës aplikacionit “Syri Vëzhgues”, ka si qëllim edukimin dhe ndërgjegjësimin e nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit të Tiranës, mbi informimin e tyre rreth të drejtave të konsumatorit, për të qënë të vëmendshëm ndaj rregullave të komunikimit në internet si dhe rreziqeve online, apo gjuhës së urrejtjes. Gjatë fazës së parë të projketit, në muajt Shkurt- Prill 2023, u zhvilluan orë edukative në dhjetë shkolla publike të Bashkisë Tiranë, ku në mënyrë interaktive fëmijët komunikuan me stafin e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, mbi lundrimin në internet. Ky proces është zhvilluar si orë mësimore, me lojëra në grupe, përmes kuiceve që ndodhen pikërisht në aplikacionin “Syri Vëzhgues”. Faza e dytë nis me përfundimin e shkollës, ku mendohet se fëmijët janë më të ekspozuar ndaj përdorimit të “smartphoneve”, ndaj për këtë arsye familjeve por edhe vetë fëmijëve, ju vjen në formë udhërrëfyesi mbi sigurinë e tyre në lundrim aplikacioni “Syri Vëzhgues”.

Aplikacioni përmban udhëzues, këshilla dhe kuize me video të animuara për grupmoshat:

  • Nxënësit e grupmoshës 8-10.
  • Nxënësit e grupmoshës 11-14.
  • Nxënësit e grupmoshës 15-18.

SHKARKO :