“Veterineri Lëvizës” vijon edhe gjatë verës!

Mbi 6 qenushë endacakë, për të cilët kujdesen komunitetet e vullnetarëve, janë trajtuar direkt në terren nga mjekët veterinerë të Bashkisë Tiranë. Nisma e “Veterinerit Lëvizës” e cila po zbatohet prej disa muajsh nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, ka plotësuar këtë herë kërkesën për marrjen e shërbimit të profilaksisë falas për disa qenushë brenda kompleksit “Malajzian” si dhe katërputroshë të tjerë që ndodheshin në hyrje të rrugës “Komuna e Parisit”. Mjekët veterinerë kryejnë ndaj kafshëve endacake trajtimin bazë, duke dhënë kështu siguri për komunitetin e banorëve që jetojnë në zonë, por njëkohësisht i vijnë në ndihmë kujdestarëve të tyre vullnetarë. Për të përfituar nga kjo nismë, kushdo mund të aplikojë lehtësisht përmes plotësimit të një kërkesë direkt në website-n tonë.