Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës , shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:
– 1 (një) vend i lirë pune, specialist zëvendësues, në sektorin e kontrollit të infrastrukturës publike,(Kategoria IV-a);
Disa nga detyrat që duhet të kryejë specialisti janë:
- Specialisti ka përgjegjësi për marrjen dhe zbatimin e të gjitha detyrave të ngarkuara nga autoriteti i institucionit që rrjedhin nga kuadri ligjor përkatës, si edhe nga udhëzimet e caktuara nga përgjegjësi i sektorit apo Drejtori i Drejtorisë;
- Ka përgjegjësi për njohjen dhe zbatimin e rregullores së brendshme të institucionit;
- Zbaton procese të tjera që lidhen me fushën e veprimit të sektorit, sipas urdhrit të përgjegjësit të sektorit apo Drejtorit të Drejtorisë;
- Paraqet tek përgjegjësi i sektorit apo Drejtori i Drejtorisë dokumentet dhe materialet e prodhuara nën përgjegjësinë e tij/saj;
- Monitoron subjektet sipas planit të punës dhe raporton lidhur me shkeljet me kërkesë të përgjegjësit të sektorit;
Dokumentat që aplikanti për specialist duhet të paraqesë janë si më poshtë:
- CV;
- Kopje ID;
- Çertifikatë personale dhe familjare;
- Diplomë ( Bachelor dhe/ose Master Profesional/Shkencor) ose Diplomë e Nivelit të Dytë, dhe listë notash të noterizuara;
- Çertifikata, kualifikime etj (nëse dispononi);
- Librezë pune origjinale;
- Raport mjeko – ligjor;
- Dëshmi penaliteti;
- 2 fotografi;
Afati për dërgimin e CV-ve dhe Diplomë (e skanuar) në adresën [email protected] është deri me datë 21.05.2022 ora 16:00.