Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit shpall pozicion vakant – Specialist Trainimesh, në Sektorin e Burimeve Njerëzore

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës , shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:

-1 (një) vend i lirë pune, specialist për trainimet, në sektorin e burimeve njerëzore, (Kategoria IV-a);

Disa nga detyrat që duhet të kryejë specialisti për trainimet janë:

  • Zbaton planet e punës në lidhje me këshillimin dhe informimin e konsumatorit për të drejtat që ai ka sidhe detyrimet e subjekteve të ndryshëm për garantimin e këtyre të drejtave;
  • Propozon dhe organizon aktivitete për informimin dhe këshillimin e konsumatorëve, për rrugën që duhet të ndjekë për trajtimin e problematikave të ndryshme;
  • Koordinon dhe bashkëpunon me sektorë të Agjencisë dhe me institucione të tjera në lidhje me promovimin e fushatave të ndryshme, sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese për të drejtat dhe mbrojtjen e konsumatorëre;
  • Përditëson, pasqyron dhe informon konsumatorët në lidhje me ecurinë e punës, të fushatave sensibilizuese dhe aktiviteteve të ndërmarra nga Agjencia, me anë të fletëpalosjeve, rrjeteve sociale dhe mënyrave të tjera të komunikimit në bashkëpunim dhe me sektorë të tjerë;
  • Ndjek zhvillimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore, nëpërmjet trajnimeve dhe konsultimeve edhe me institucione të tjera të varësisë së Bashkisë së Tiranës;
  • Në bashkëpunim me sektorin e burimeve njerëzore, harton plane për vlerësimin e nevojave të aftësive profesionale të punonjësve dhe inicion programe të caktuara për plotësimin e tyre;
  • Krijon rrjetet e bashkëpunimit për ngritjen e aftësive profesionale të të punësuarve në Agjenci nëpërmjet trajnimeve, seminareve dhe organizatave brenda dhe jashtë vendit.

Dokumentat që aplikanti për specialist i trainimeve duhet të paraqesë janë si më  poshtë:

  1. CV;
  2. Kopje ID;
  3. Çertifikatë personale dhe familjare;
  4. Diplomë ( Bachelor dhe/ose Master Profesional/Shkencor) ose Diplomë e Nivelit të Dytë, dhe listë notash të noterizuara;
  5. Çertifikata, kualifikime etj (nëse dispononi)
  6. Librezë pune origjinale;
  7. Raport mjeko – ligjor;
  8. Dëshmi penaliteti;
  9. 2 fotografi;

Afati për dërgimin e CV-ve dhe Diplomë (e skanuar) në adresën [email protected] është deri me datë 16.04.2022 ora 16:00.