Mos braktisja e kafshëve, nis nga edukimi!

Si të kujdesemi për një qenush?! A duhet të adoptojmë apo blejmë?! Çfarë përgjegjësish kemi kur bëhemi pronar të një kafshe shtëpiake?! Ky informacion ka qenë në fokusin e javës ndërgjegjësuese mbi mos braktisjen e katërputroshëve, që Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit pjesë e Bashkisë Tiranë, po zhvillon prej ditësh, për t’u finalizuar në 4 Prill, njohur si Dita Botërore e Kafshëve Endacake. Si pjesë e nismës, fëmijët e Kopshtit jo publik “Buçko” kanë vizituar nga afër Qendrën Veterinare të Bashkisë Tiranë, ku kanë mësuar rregullat bazë të kujdesit ndaj qenushëve. Përmes veterinerëve të qendrës, atyre ju është dhënë mundësia të pyesin dhe të marrin informacion, mbi rëndësinë që ka të qenit një pronar i përgjegjëshëm.  Vogëlushët kureshtarë, kanë mësuar gjithashtu si të vizitojnë apo ushqejnë katërputroshët e vegjël.  Më entuziastët prej tyre, shprehën dëshirën që kur të rriten të bëhen mjek veterinerë.