Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit shpall pozicion vakant – Specialist, në Sektorin e Financës

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës , shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:

-1 (një) vend i lirë pune, specialist, në sektorin e financës, (Kategoria III-b);

Disa nga detyrat që duhet të kryejë specialisti i financës, në ushtrim të kompetencave të ti janë:

  • Specialisti, ka varësi të drejtpërdrejtë nga  Përgjegjësi i Sektorit dhe ka në objektiv të punës se tij, ndjekjen me përparësi dhe zgjidhjen profesionalisht të problematikave dhe detyrave të ngarkuara;
  • Siguron mbajtjen e sistemit të kontabilitetit; kontabilizimin e plotë të saktë dhe në kohe të gjithë transaksioneve të kryera në emër të Agjencisë, sidhe përgatitjen e bilancit dhe pasqyrave financiare në përputhje me legjigjslacionin financiar në fuqi, në lidhje me administrimin e vlerave financiare  dhe vlerave materiale;
  • Përpilon dhe llogarit pagat e të punësuarve në Agjenci, sigurimeve shoqërore, shëndetësore sidhe tatimin mbi të ardhurat personale cdo muaj; sipas legjislacionit në fuqi;
  • Përgatit dhe lëshon vërtetime në lidhje me pagën sipas kërkesave të të punësuarve të Agjencisë, plotëson librezën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe tatimin mbi të ardhurat personale;
  • Marrin pjesë në komisione, si ato të prokurimit public edhe në ngritjen e komisioneve të ndryshme, ku shprehimisht kërkohet nga dispozitat në fuqi;
  • Ndjek me prioritet zbatueshmërine e kontratatve/akt marrëveshjeve që Agjencia ka lidhur me të tretë e që prodhojnë efekte financiare e përmbajnë data fikse të shlyerjes së detyrimeve financiare;
  • Përgatit periodikisht, sipas orientimeve të eprorit, evidencë statistikore për nevojat e brendshme dhe të jashtme të Agjencisë;
  • Organizon kontrollin e brendshëm në bazë të një programi periodik vjetor të miratuar;
  • Siguron dokumentimin, inventarizimin, ruajtjen e mbrojtjen e aktiveve dhe të dokumentacionit përkatës financiar, kundrejt humbjeve, vjedhjeve, keqpërdorimit të paautorizuar të inventarit kontabël të aktiveve të qëndrueshme dhe qarkulluese;
  • Merret me përgatitjen dhe hartimin e projekt buxhetit për vitin pasardhës në mbështetje të nevojave të parashikuara në Agjenci;
  • Mban librin e përgjithshëm të llogarive dhe kryen të gjitha kontabilizimet në ditarin e pagave, bankës, arkës dhe magazinës dhe të ardhurave dytësore;

Dokumentat që aplikanti për specialist i financës duhet të paraqesë janë si më  poshtë:

  1. CV;
  2. Kopje ID;
  3. Çertifikatë personale dhe familjare;
  4. Diplomë ( Bachelor dhe Master Profesional/Shkencor) ose Diplomë e Nivelit të Dytë, dhe listë notash të noterizuara;
  5. Çertifikata, kualifikime etj (nëse dispononi)
  6. Librezë pune origjinale;
  7. Raport mjeko – ligjor;
  8. Dëshmi penaliteti;
  9. 2 fotografi;

Afati për dërgimin e CV-ve dhe Diplomë (e skanuar) në adresën [email protected] është deri me datë 10.04.2022 ora 16:00.